Rajoni

Hotelet nuk pushuan në dimër, u dyfishua numri i turistëve që zunë dhoma në shkurt

Shpërndaje

Muajt e parë të këtij viti kanë rezultuar me të ardhura të kënaqshme për hotelet apo apartamentet me qira ditore.

INSTAT raporton një rritje prej 53 për qind të dhomave që janë zënë nga të huajt krahasuar me vitin e shkuar, ndërsa veçon se ka një rënie të qëndrimeve prej rezidentëve.

veçohet se ka një qëndrueshmëri të kërkesave në zonat veriore kjo edhe prej temperaturave ende të ulëta, por dyfishim të qëndrimit në rajonin qendror të Shqipërisë me të paktën 45 mijë shtetas të huaj nga 25 mijë në vitin e shkuar.

Zgjedhja e pushuesve kanë qenë në qytetet kryesore të vendit.

Sa I përket bregdetit janë 17 mijë pushues që kanë qëndruar në hotele në muajin shkurt krahasuar me 11 mijë të së njëjtës periudhë të vitit të shkuar janë thuajse identike, ndërsa rritje ka njohur edhe jugu i vendit.

Në total janë regjistruar 107 mijë netë qëndrimi në hotele apo apartamente me qira nga 58 mijë të shkurtit të shkuar, ndërsa 1 mijë pushues kanë qëndruar në kohë afatshkurtër dhe 88 të tjerë kanë qëndruar në kampingje

Nga ana tjetër operatorët turistikë raportojnë një rritje të prenotimeve në sezonin veror.