Osmani – Vuçiqit: Kërko falje, trego së paku një shenjë të humanitetit që ka mbetur në ty
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ia ka përmendur presidentit serb Aleksandër Vuçiq krimet e kryera në Kosovë.
Ajo i ka kërkuar presidentit serb Vuçiq që të kërkojë falje për krimet e kryera.
“z. Vuçiq, mu këtu merr pak kohë dhe kërkoju falje. Tregoju të gjithëve që ke së paku një të shenjë të humanitetit që ka mbetur në ty”, ka thënë Osmani.