Mjeku specializant i Spitalit të Traumës në Tiranë, ndahet nga jeta në një moshë të re
Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios Beqaraj ndiqte specializimin si mjek Ortoped, në Shërbimin e Ortopedisë. Lajmi është bërë i ditur nga Universiteti i Mjekësisë.
Njoftimi:
Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta në moshë të re të Krios Beqaraj, mjeku specializant Ortoped, në Shërbimin e Ortopedisë klinika e parë. Pas përpjekjesh dhe dëshirës për të jetuar dhe ushtruar profesionin e tij, sot iu dha lamtumira për në banesën e fundit.
Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe njerëzve të dashur të Krios Beqaraj.