Osmani: Meja është “Srebrenica e Kosovës”, vendi i të vërtetës sonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 25-vjetorin e masakrës së Mejës ka thënë se Meja është vendi i të vërtetës sonë, duke e cilësuar atë si “Srebrenica e Kosovës”.
“Meja është vendi i të vërtetës sonë, është rrëfimi i trishtë për 376 fate njerëzore të këputura brutalisht, është Srebrenica e Kosovës”, ka shkruar Osmani.
Osmani ka thënë se sot së bashku me familjarët, kanë ndarë dhimbjen e madhe, e cila sipas saj, është dhimbje e gjithë Kosovës.
Presidentja është shprehur se Kosova nuk do të heqë dorë asnjëherë nga e vërteta dhe drejtësia.
“Lavdi të gjithë të rënëve për liri!”, ka përfunduar Osmani.