Zhvillimet politike, LSDM mbledh Këshillin Ekzekutiv dhe Qendror

Shpërndaje

Mbrëmjen e sotme Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka mbledhur Këshillit Ekzekutiv ndërsa në orën 20 e do të mblidhet edhe Këshilli Qendror.

Siç është mësuar, në këto dy mbledhje do të flitet mbi dorëheqjen e paralajmëruar e kryeministrit dhe kreut të LSDM-së, Zoran Zaev, për rezultatet zgjedhore dhe ngjarjet e fundit në skenën politike pas nismës së shtruar për mocionin e votëbesimit të Qeverisë.

Ditëve të kaluara nga LSDM njoftuan se janë duke u bërë konsultime të përditshme dhe takime pune me partnerët në koalicionin e shumicës parlamentare si edhe në kuadër të udhëhqësisë më të lartë të partisë.