Maqedoni

Ahmeti: Unë dhe VLEN kemi marrëveshje që nuk bëhemi pjesë e asnjë qeverie joeuropiane!

Shpërndaje

Në një deklaratë të dhënë gjatë emisionit “Debat Plus” në Klan Maqedonia, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se ka nënshkruar së bashku me Arben Taravari, Bilall Kasami, Izet Mexhiti dhe Afrim Gashi një nonpaper.

Ky dokument parashikon që partitë politike të mos formojnë koalicione me ato parti që refuzojnë ndryshimet në Kushtetutë dhe që janë kundër orientimit euroatlantik të vendit. Ahmeti ka theksuar se nënshkrimi i tij është bërë në prani të ish ministrit të Administratës Azir Aliu dhe sekretarit të përgjithshëm Faton Ahmeti, ndërsa të tjerët e kanë nënshkruar pas disa ditësh, duke konfirmuar angazhimin e tyre për të ndjekur një rrugë drejt integrimit në strukturat euroatlantike.

“Kemi nënshkruar një nonpaper unë, Arben Taravari, Bilall Kasami, Izet Mexhiti dhe zoti Afrim Gashi, që partitë politike nuk do të bëjnë koalicion me partitë politike që nuk pranojnë ndryshimin e Kushtetutës, dhe janë kundër lëvizjes sonë në rrugën euroatlantike.
Unë e kam nënshkrua në mal më ka ardhur ish minsti i administratës Azir Aliu me sekretarin e përgjithshëm Faton Ahmetin, dhe të tjerët e kanë nënshkruar disa ditë më vonë dhe kjo është e vërteta”, tha Ahmeti.

VIDEO