RajoniTop Lajme

Sulmohen Policia e KFOR-i në Leposaviq, të dyshuarit iu gjet një xhaketë me emblemë serbe

Shpërndaje

Leposaviq-Policia e Kosovës njofton se një person i ka sulmuar me shishe xhami automjetet zyrtare të Policisë së Kosovës dhe të KFOR-it në Leposaviqit, të hënën në orën 04:05.

Policia ka bërë të ditur se gjatë patrullimit të përbashkët me KFOR-in amerikan në fshatin Miokovicë, një person ka bllokuar rrugën me një veturë të tipit ‘Seat’ e më pas i ka goditur

I dyshuari më pas ka ikur, por Policia dhe KFOR-i e kanë identifikuar shtëpinë e të dyshuarit dhe e kanë arrestuar. Gjatë kontrollit të shtëpisë të dyshuarit i është gjetur një xhaketë e ushtrisë me emblemë serbe.“Policia e Kosovës bashkë me KFOR-in kanë identifikuar shtëpinë dhe kanë kryer kontroll ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka pranuar se ka bllokuar rrugën dhe ka hedhur shishen. Gjatë realizimit të kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjet një xhaketë e ushtrisë me emblemë serbe. Vetura me të cilën është bllokuar rruga është sekuestruar, i dyshuari pas intervistimit nga njësia kompetente e hetimeve është liruar në procedurë të rregullt, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhet në njoftimin policor.