Presidentja e zgjedhur e Maqedonisë së Veriut i përgjigjet shqip Presidentit Begaj: Bashkë drejt integrimit europian
Presidentja e Zgjedhur e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, ka falënderuar Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj pas mesazhit të urimit të këtij të fundit.
Në përgjigjen e saj Silanovska-Davkova shprehet se çelësi i integrimit të Ballkanit në BE qëndron te bashkëpunimi.
Ajo ka ftuar Presidentin Begaj të vijojnë punën në avancimin e marrëdhënieve maqedono-shqiptare për integrimin e përbashkët në BE.
Postimi i Silanovska-Davkova:
I nderuar President Begaj (@BajramBegajAL),
Çelësi i integrimit evropian të Ballkanit qëndron në zhvillimin e bashkëpunimit tonë rajonal. Ju ftoj, së bashku të punojmë në avancimin e marrëdhënieve maqedono-shqiptare , si dhe në integrimin tonë evropian.
I nderuar President Begaj (@BajramBegajAL),
Çelësi i integrimit evropian të Ballkanit qëndron në zhvillimin e bashkëpunimit tonë rajonal. Ju ftoj, së bashku të punojmë në avancimin e marrëdhënieve maqedono-shqiptare , si dhe në integrimin tonë evropian .— Гордана Силјановска Давкова (@gogamkd) May 9, 2024