Xhelal Sveçla publikon foto duke lundruar në Liqenin e Ujmanit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me pjesëtarë të Federatës për Kajakim të Kosovës e kanë kaluar këtë të dielë duke lundruar në Liqenin e Ujmanit.
Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka përmendur pasuritë natyrore të Kosovës, ndërsa ka publikuar foto duke lundruar.
Postimi i tij:
Me pjesëtarë të Federatës për Kajakim të Kosovës kaluam këtë të dielë duke lundruar në Liqenin e Ujmanit.
Vendi ynë gëzon pasuri të jashtëzakonshme natyrore të cilat mundësojnë zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme rekreative të qytetarëve tanë e veçanërisht rinisë sonë.
Liqeni Ujmanit i rrethuar me bukuritë natyrore dhe me kapacitetin që ka, sot ishte adresa e sportistëve të Federatës për Kajakim, të cilët lundrojnë ujërat e vendit tonë por edhe më gjerë. I falënderoj për ftesën dhe i përgëzoj për organizimin.