Von der Leyen: Maqedonia e Veriut duhet të respektojë Marrëveshjen e Prespës
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, pasi nuk e përmendi emrin e plotë të shtetit që pritet ta drejtojë për pesë vjetët e ardhshme, duke iu referuar si “Maqedoni”.
Von der Leyen ka pohuar se Maqedonia e Veriut duhet t’i respektojë të gjitha marrëveshjet e saja për rrugën e integrimeve evropiane.
“Që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e saj të suksesshme për anëtarësimin në BE, është thelbësore që vendi të vazhdojë në rrugën e reformave dhe respektimin e plotë të marrëveshjeve të saj detyruese, përfshirë Marrëveshjen e Prespës”, ka thënë Von der Leyen.