MaqedoniTop Lajme

Xhaferi: Gjykata Administrative dhe institucionet të mbrojnë besueshmërinë e zgjedhjeve

Shpërndaje

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, mbajti konferencë për shtyp në lidhje me rrumbullakimin e proceseve zgjedhore të zgjedhjeve të dyfishta në shtet.

Ai i bëri thirrje Gjykatës Administrative dhe institucioneve tjera që të mbrojë besueshmërinë e zgjedhjeve, përcjell Nistori.

“Në cilësinë e Kryeministrit të Qeverisë së Republikës se Maqedonisë se Veriut dhe përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, kam pranuar raporte nga pjesëmarrës në procesin zgjedhor për shqetësime në lidhje me tentativa për inzhinjering zgjedhor me marrëveshje ndërpartiake jashtë-institucionale për votim dhe mbivotim në Komisionin Shtetëror Zgjedhor në lidhje me ankesat e dorëzuara simptomatike nga ana e pjesëmarrësve në zgjedhje”.

“Sipas raporteve, ky pretendim për inzhinjering zgjedhor ka për qëllim ndryshimin e raporteve të numrave në Kuvend nëpërmjet marrëveshjes politike në tavolinë”.

“Kredibiliteti i zgjedhjeve dhe procesit demokratik, i pranuar dhe përshëndetur nga të gjitha partitë dhe komuniteti ndërkombëtar, tash është në duart e gjykatës administrative dhe unë ftoj të gjitha institucionet të veprojnë në përputhje me Ligjin, pa direktiva partiake ose politike nga cilado palë, dhe të mbrojnë kredibilitetin e procesit zgjedhor deri në fund, pa hedhur asnjë njollë mbi vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhje”, tha Xhaferi.