Spitali klinik në Tetovë mori një mural kreativ që simbolizon fillimin e një jete të re, ku lindin gjeneratat e reja
Spitali klinik në Tetovë mori një mural kreativ që simbolizon fillimin e një jete të re, ku lindin gjeneratat e reja.
Ministri i Shëndetësisë, dr. Ilir Demiri, theksoi se murali është bërë në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “Loja” dhe shprehu mirënjohjen e tij për artistin Arian Xhaferi.
“Secili individ, pavarësisht statusit dhe strukturës së tij, nëse dëshiron të bëjë një vepër të mirë, mund të gjindet në shoqëri, ne mund të bëjmë vepra arti, qoftë edhe në spital”, tha Demiri.