MaqedoniTop Lajme

Mickoski: Ahmeti që më nënvlerësonte, do t’i jap leksione politike

Shpërndaje

Do të zhvillojmë politikë parimore ndaj fqinjëve, e cila do të bazohet në argumente dhe fakte. Jemi të gatshëm së bashku me fqinjët tanë. Presim nga ata ta respektojnë edhe qëndrimin tonë, sepse marrëdhëniet e mira fqinjësore janë një rrugë me dy kahje, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski në intervistën ekskluzive për ëëë.almakos.com dhe ëëë.ora24.tv, duke potencuar se qeverinë e re nuk do të zhvillojë politika të vetëpërçmimin, as në nuk do të irritojë pa nevojë.

Përsa i përket fqinjëve, ne do të udhëheqim një politikë parimore, e cila do të bazohet në argumente dhe fakte. Ne jemi të gatshëm të argumentojmë qëndrimet tona. Ne jemi të gatshëm të punojmë së bashku me fqinjët tanë, për të ndërtuar ura. Fqinjët i thërras në një punë të përbashkët, në një punë vëllazërore sepse fqinji është ai që është dhënë nga Zoti dhe ne duhet të punojmë bashkë, nuk duhet të prishim urat. Presim që fqinjët ta respektojnë qëndrimin tonë sepse marrëdhëniet e mira fqinjësore janë rrugë e dyanshme, theksoi Mickoski.

Ai theksoi se nga qeveria e re nuk do të shohin politikat që kanë parë deri më tani, të cilat, siç tha ai, kanë qenë politika të vetëpërçmimit, të përuljes, të gjunjëzimit dhe nga ana tjetër, të shkatërrimit dhe të grabitjes së vendit të tyre.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në intervistë foli edhe për akuzat të cilat kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, e akuzoi ditë më parë për “marrëveshje në podrumet e kuqë”. Mickoski tha se podrume të tillë nuk ekzistojnë. “Podrume të kuq nuk ekzistojnë. Mendoj se Ahmeti është i rrethuar nga njerëz, të cilët në të gjithë këtë periudhë e sollën në këtë situatë të besojë në fantazi e jo në punë reale. Mendoj se ky është gabimi i tij kyç. Dhe shumë herë në të kaluarën kur jemi takuar, jam përpjekur të flas në një nivel të barabartë, e di se ai mua asnjëherë nuk më ka parë në mënyrë të barabartë, e di se ai asnjëherë nuk më ka parë në mënyrë të barabartë, gjithmonë më ka nënvlerësuar dhe ka menduar se jam fëmijë i vogël, se ai ka qenë në shoqërinë e Cërvenkovskit, Gruevskit, Zaevit dhe të tjerëve, tani i ardhur një profesor dhe atij do i japë leksione politike. E di se ashtu më ka perceptuar, i inkurajuar nga ata disa të rinj rreth tij, të cilët e madhëronin dhe i thoshin atë që dëshiron ta dëgjojë, ndërsa tani i thonë disa fantazi të cilat nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Por porosia ime është se nuk ka podrume, gjithçka është transparente. Gjithçka është transparente, e qartë. Unë flisja shumë më herët se opsioni natyror për VMRO-DPMNE-në është të koalicionojë me opozitën shqiptare në Maqedoni. Ashtu ishte edhe në zgjedhjet lokale, ata bënin fushatë kundër meje, kundër VMRO-DPMNE-së”, deklaroi Mickoski.

Kreu i VMRO-DPMNE-së theksoi se BDI nuk udhëheq me Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe në zgjedhjet e fundit i vlerëson si humbës.

“Nuk ka nevojë të besojë në komplote të tilla, nuk ekzistojnë. Shumë është e qartë situata, shumë është e thjeshtë, duhet të pajtohet me humbjen, duhet të shkojë në opozitë. Këshilla ime është, nuk e di sa do e marrë seriozisht, siç duket deri më tani nuk i ka marrë seriozisht këshillat e mia, është që të lirohet nga disa njerëz me të cilët ai është i rrethuar, mendoj se duhet më shumë të fokusohet në punët reale dhe më pas një BDI e re, me njerëz të rinj dhe me një freskim kadrovike dhe platformë programore mund të vijë të ulemi, të bisedojmë dhe ta shohim si do të jetë në të ardhmen. Kështu kjo është ajo porosia ime, nuk ekzistojnë podrume të kuq, as kanë ekzistuar ndonjëherë”, deklaroi në intervistë për ëëë.ora24.tv kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.