MaqedoniTop Lajme

Betimi i Kryeparlamentarit/ Kabineti i Gashit: Gjuha shqipe garantohet me kushtetutë!

Shpërndaje

Lideri i Alternativës dhe Kryeparlamentari Afrim Gashi është denoncuar në shërbimet inspektuese të Ministrisë së Kulturës që mbrojnë Ligjin për përdorimin e gjuhës maqedone.

Denoncimi ka ardhur nga Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, pas sipas saj, gjatë betimit në gjuhën shqipe është bërë shkelje e ligjit.

Kanë reaguar nga Kabineti i Kryeparlamentarit, Afrim Gashi. Sipas tyre, përdorimi i gjuhës shqipe në komunikimi zyrtar garantohet me Kushtetutë.

“Kryetari i Kuvendit e realizon të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe gjatë komunikimit zyrtar, që garantohet sipas Kushtetutës, ligjet dhe rregullat e Kuvendit. Këtë të drejtë ligjore do ta realizojë gjatë gjithë mandatit. Kryeparlamentari Gashi angazhohet që të gjitha procedurat parlamentare, konform të drejtave dhe obligimeve që dalin nga ligjet, ta respektojnë dhe avancojnë shoqërinë tonë multikulturore”, thonë nga Kabineti i Kryeparlamentarit.

Ministrja e Kulturës, Kostadinovska Stojçevska, gjatë një prononcimi për “Sloboden Peçat” ka deklaruar se Mickoski duhet të përgjigjet se përse partia e tij me 58 deputetë ka lejuar që Kryeparlamentari të zgjidhet nga partia me 2 deputetë.

Sipas saj, Mickoski duhet të përgjigjet nëse akti I betimit, fillimisht në shqip e më pas në maqedonisht, ka qenë paraprakisht I dakorduar mes VMRO-së dhe VLEN.