MaqedoniTop Lajme

Levica e kundërshtoi për kryeparlamentar – Gashi: VLEN-i i përfaqëson të gjithë shqiptarët

Shpërndaje

Partia Levica ishte kritikuesja më e ashpër e zgjedhjes së Afrim Gashit në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut gjatë seancës konstituive të Kuvendit të martën. Duke komentuar këto kundërshtime, kryeparlamentari Afrim Gashi tha se VLEN-i i përfaqëson të gjithë shqiptarët, ndërsa shqiptarët duhet të përfaqësohen në pozitat më të larta të shtetit, siç është edhe kryetari i Kuvendit.

“Jemi koalicion me 107 mijë vota, i përfaqësojmë të gjithë shqiptarët në vend. Nëse duam të ndërtojmë kohezion në vend, është me rëndësi që të jemi të vëmendshëm edhe kur bëhet fjalë për funksionet më të rëndësishme, siç është kryeministër, kryetar i Kuvendit, president”, deklaroi kryeparlamentari Gashi.

Kreu i Kuvendit tha gjithashtu se nuk e priste që edhe Fronti Europian ta braktisë sallën gjatë votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.