A do të shmangen zgjedhjet e parakohshme lokale?
Nuk ka marrëveshje përfundimtare se kush dhe çfarë do të marrë nga kulaçi qeverisës, por emrat e ministrave të ardhshëm po spekulohen shumë. Kryetarët e komunave të Gostivarit, Arben Taravari dhe Aerodromit, Timço Mucunski janë ndër ata që përmenden të bëjnë një kalim nga pushteti lokal në atë qendror
Ndër pikat e para që do të jenë në rendin e ditës para përbërjes së re parlamentare do të jenë ndryshimet ligjore që do të zbatojnë planin për futjen e ministrive të reja dhe transformimin e ministrive ekzistuese. Por ajo që partnerët e ardhshëm të koalicionit duan të zgjidhin ndër çështjet e para është shmangia e zgjedhjeve të parakohshme lokale, ku kryetarët aktualë po flitet që do të bëhen ministra.
Kështu ka bërë të ditur kryeparlamentari sapozgjedhur Afrim Gashi, në një intervistë për REL. “Tani jemi përballë sfidës që të kemi drejtues komunalë që do të zgjidhen për pesë, gjashtë muaj dhe pastaj për shtatë, tetë muaj do të ketë sërish zgjedhje. Mendoj se është e gabuar dhe kundër Kushtetutës që dikush të zgjidhet për një mandat katërvjeçar, dhe dikush të zgjidhet me të njëjtat vota në zgjedhje me mandat tetë muajsh. Mendojmë se është jokushtetuese dhe duhet të korrigjohet me një ligj që do ta bëjë të mundur”, tha Gashi.
Ndryshimet në këto ligje sistematike kërkojnë një shumicë prej dy të tretash. Negociatat për marrjen e deputetëve të rinj në shumicën e re qeverisëse janë në vazhdim, ashtu si dhe bisedimet për formimin e qeverisë.
Nuk ka marrëveshje përfundimtare se kush dhe çfarë do të marrë nga kulaçi qeverisës, por emrat e ministrave të ardhshëm po spekulohen shumë. Kryetarët e komunave të Gostivarit Arben Taravari dhe Aerodromit Timço Mucunski janë ndër ata që përmenden të bëjnë një kalim nga pushteti lokal në atë qendror. Taravari si ministër i ardhshëm i Shëndetësisë, ndërsa për Mucunskin janë përmendur disa resore. “Shpërngulja” e tyre do t’i hapë rrugën kryetarëve të rinj të dy komunave, që tashmë është rasti me Komunën e Sarajit, ish personi i parë i së cilës, Blerim Bexheti, u bë deputet nga koalicioni i Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI.
Megjithatë, shumica qeverisëse, siç informojnë nga VMRO-DPMNE, do të përpiqet ta shmangë këtë, duke pasur parasysh se zgjedhjet e rregullta lokale duhet të ketë në tetor të vitit 2025. Rregulloret aktuale ligjore parashikojnë që zgjedhjet e parakohshme për kryetarë të komunave nuk bëhen vetëm nëse kanë mbetur më pak se gjashtë muaj para zgjedhjeve të rregullta. Pikërisht në atë pjesë do të bëheshin ndryshimet ligjore, por për momentin nuk ka një pasqyrë të qartë se si do të ishte zgjidhja e re ligjore. “Kjo çështje duhet të hapet pas formimit të qeverisë së ardhshme, e cila do të shqyrtonte nevojën për ndryshime të mundshme ligjore dhe në këtë moment nuk do të ishte e përshtatshme të caktohen afate”, ka bërë të ditur VMRO-DPMNE.
Gashi nuk saktëson nëse do të shkojnë me paketë, por thotë se të mos ketë zgjedhjeve të parakohshme për kryetarë komunash është një çështje dëshirojnë ta zgjidhin sa më shpejt.Pyetjet për kryetarët e komunave dhe zgjedhjet e parakohshme lokale rregullohen me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale. Fjala është për nenin 16 të Ligjit zgjedhor dhe nenin 54 të Ligjit për vetëqeverisje lokale, të cilat do t’i nënshtroheshin ndryshimeve të mundshme duke qenë se përmbajnë dispozitën se zgjedhjet e parakohshme nuk organizohen vetëm nëse zgjedhjet e rregullta janë më pak se gjashtë muaj larg. Në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja, tani parashihet që këshilli komunal të zgjedhë ushtruesin e detyrës, kryetar komune nga radhët e tij.
Në pesë vitet e fundit këto procedura janë aplikuar në pesë komuna ku janë organizuar zgjedhje të parakohshme për kryetarë komunash. Në vitin 2019 në Ohër dhe Dibër për shkak të vdekjes së kryetarëve të atëhershëm Jovan Stojanoski dhe Ruzhdi Lata dhe në Novosellë për shkak të dorëheqjes së Boro Stojçevit për kontrabandë me cigare. Në vitin 2020, nga ana tjetër, zgjedhje të parakohshme kishim në Shtip dhe Pllasnicë, sepse kryetarët e mëparshëm kaluan në pozita të reja – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve u bë Bllagoj Boçvarski, ndërsa deputet Ismail Jahoski.