Presidentja e KE-së: Me Ukrainën duhet të fillojnë negociatat e anëtarësimit në BE
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen ka deklaruar se Ukraina ka përmbushur të gjithë hapat e nevojshëm dhe tha se negociatat e anëtarësimit në BE duhet të fillojnë realisht deri në fund të qershorit, transmeton Anadolu.
Në një fjalim që mbajti në Konferencën e Përmismit të Ukrainës, në të cilën mori pjesë në Berlin, Von der Leyen tha se “Kharkivi është Evropa. Ukraina është Evropa. Bashkimi ynë është shtëpia juaj”.
“Ukraina ka përmbushur të gjithë hapat e përcaktuara. Për këtë arsye ne besojmë se BE-ja deri në fund të këtij muaji duhet të fillojë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën”, tha Von der Leyen.
– BE-ja mbështetje prej 1.9 miliard euro për Ukrainën
Von der Leyen tha se BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e saj ndaj Ukrainës dhe theksoi se rreth 1.5 miliard euro të siguruara nga asetet e ngrira ruse dhe të ardhurat nga rezervat do të përdoren në muajin korrik për Ukrainën.
Duke bërë të ditur se 90 për qind e shumës në fjalë do të shpenzohet për mbrojtjen dhe 10 për qind për rindërtimin, Von der Leyen deklaroi se në Samitin G7 që do mbahet në Itali do të diskutohet se si Ukraina të mund të përfitojë më shumë nga të ardhurat e siguruara nga asetet ruse të ngrira.
Ajo njoftoi se BE-ja deri në fund të qershorit do të sigurojë mbështetje shtesë prej 1.9 miliard dollarësh për Ukrainën.
Liderët e vendeve anëtare të BE-së, në samitin e mbajtur në dhjetor 2023 morën vendim për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Moldavinë dhe Ukrainën.