RajoniTop Lajme

Kurti e Konjufca drekojnë me miqtë e Kosovës: Walker-in, Begaj-n, Mesiq-in e Robertson-in

Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë drekuar me miq të Republikës së Kosovës.

Në një drekë miqësore, Kurti priti ambasadorin e Shqipërisë, Petrit Malajn, presidentin shqiptar, Bajram Begaj, ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Lord George Robertson, presidentin kroat, Stipe Mesiq, si dhe ish-ambasadorin e OSBE-së, mikun e madh të Kosovës, William Walker.

Kurti thotë se është e panevojshme të thuhet se lidhjet me ta vetëm sa janë forcuar ndër vite.

“Një darkë me miqtë nga Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Kroacia – disa nga aleatët tanë më të ngushtë. Për mbi 25 vjet, në cilësinë e ambasadorëve, krerëve të shtetit, ministrave të punëve të jashtme dhe më e rëndësishmja, si individë të përkushtuar për të avokuar kundër padrejtësisë dhe për liri, kanë ndihmuar Kosovën. Është e panevojshme të thuhet se këto lidhje vetëm sa janë forcuar me kalimin e kohës dhe ato gëzojnë mirënjohjen tonë më të thellë” shkroi Kurti, duke postuar fotografi me miqtë që pati në drekë.

Ndryshe, në vend nesër shënohet 25-vjetori i çlirimit nga okupuesi serb.