Nis diskutimi për njohjen e Kosovës në Parlamentin e Spanjës
Parlamenti i Spanjës e ka nisur diskutimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Sipas njoftimit, kjo çështje është pika e tretë e rendit të ditës të deputetëve spanjoll.
Këtë nismë e mori grupi parlamentar i partisë katalunase “Junts” ku argumentohet se Kosova është “një shtet ligjor dhe demokratik me rreth 1.7 milion banorë”, i cili njihet si shtet i pavarur nga mbi 100 vende, duke përfshirë 22 anëtarë të BE-së.
Deputeti katalunas Eduard Pujol Bonell ka paraqitur kërkesën për qeverinë e Spanjës për ta njohur Kosovën si shtet, duke përmendur edhe vendimin e Madridit zyrtar për ta njohur Palestinën si shtet të pavarur.