MaqedoniTop Lajme

Kryeministri Mickoski me lajm të ri: Nesër në seancë të Qeverisë do të shqyrtohet informacioni për pensione më të larta

Shpërndaje

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, mbajti takim pune me ministren e Financave, Gordana Dimitrievska Koçovska dhe me ministrin për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Limani, në këtë takim u finalizua konstruksioni i projektit për rritjen e pensioneve.

Me këtë projekt, më shumë se 300 mijë pensionistë në vend do të kenë pensione më të larta duke filluar që nga ky vit.

Ky premtim zgjedhor, i cili mori formën e tij përfundimtare, do të shqyrtohet në seancën e parë të Qeverisë, e cila do të mbahet më 28.06.2024 (e premte).

Qeveria e re mbetet e përkushtuar në përmbushjen e premtimeve dhe vazhdon të punojë me përkushtim për të mirën e të gjithë qytetarëve.