SportTop Lajme

Euro 2024: Zvicra e Xhakës e Shaqirit në çerekfinale, eliminohet Italia

Shpërndaje

Euro 2024: Zvicrra e Xhakës e Shaqirit në çerekfinale, eliminohet kampioni

Kombëtarja e Zvicrrës ka siguruar biletën e parë drejt çerekfinales së Kampionatit Evropian Euro 2024, duke e eliminuar kampionin aktual të kësaj gare, Italinë.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në “Olympiastadion” të Berlinit, Zvicrra e ka mposhtur Italinë me rezultat solid 2:0.

Golat e fitores për “Helvetikët” i shënuan Remo Freuler (minuta e 37’) dhe Ruben Vargas (minuta e 46’).

Tërë ndeshjen për Zvicrrën luajti Granit Xhaka, kurse rezervistë të papërdorur ishin futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari.

Rezultati final, 2:0 në favor të Zvicrrës.

Vargas “bombardon” portën e Italisë, Zvicrra thellon epërsinë

Është shënuar edhe goli i dytë në stadiumin “Olympiastadion” të Berlinit, ku po luhet ndeshja tejet interesante e Euro 2024 mes Zvicrrës dhe Italisë.

Kombëtarja e Zvicrrës ka arritur ta thellojë rezultatin në 2:0 në ndeshjen kundër Italisë, përmes një super goli të shënuar nga Ruben Vargas.

Vargas shënon në minutën e 46’ për 2:0.

Zicrra kalon në epërsi

Përfaqësuesja e Zvicrrës ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Italisë.

Golin e epërsisë e realizoi mesfushori i Bolognas Remo Freuler në minutën e 37-të.

Euro 2024: Fillon ndeshja mes Zvicrrës dhe Italisë

Ka filluar të zhvillohet pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante të Euro 2024 mes Zvicrrës dhe Italisë.

Përballja e sotme po zhvillohet në stadiumin “Olympiastadion” të Berlinit, dhe i takon raundit të 16-të të Kampionatit Evropian Euro 2024.

Granit Xhaka e nis ndeshjes si titullar, kurse Xherdan Shaqiri luan si rezervist.