Me 106 vota për, 1 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët miratoi iniciativën për shkarkimin e kryetarit të partisë

Shpërndaje

Me 106 vota për, 1 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët miratoi iniciativën për shkarkimin e kryetarit të partisë. Ky vendim pasoi pas një sërë diskutimesh përmbajtërose të kuvendarëve, në të cilat u shpalosën zhvillimet e deritanishme në parti dhe skenën politike, situata në të cilën ndodhet partia dhe shkeljet statutare që janë bërë nga kryetari i partisë.

Në mbledhjen e sotme, kuvendarët vendosën poashtu që më 18 shkurt të thiret Kongresi në të cilin do të shqyrtohet iniciativa e Kuvendit, zhvillimet në parti dhe aktivitetet në të ardhmen.
Në Kuvend edhe pse ishte i ftuar, nuk morri pjesë kryetari i partisë, i cili duhej të jep llogari para kuvendarëve për aktivitetet e tij dhe ngjarjet e fundit.

Aleanca për Shqiptarët nga Kuvendi i sotëm doli më e bashkuar, më e fuqishme dhe e vendosur për të vazhduar rrugëtimin e deritanishëm, artikulimin e kërkesave të shqiptarëve dhe realizimin e përcaktimeve programore.

Kuvendin e sotëm e mbështetën edhe mijëra anëtarë dhe aktivistë të Aleancës për Shqiptarët, të cilët spontanisht ishin mbledhur për të konfirmuar mbështetjen për partinë e vetme që paraqet shpresë për Shhqiptarët në RMV.