Kryediplomati turk takohet me figura të opozitës siriane

Shpërndaje

Foto: Murat Gök/AA
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, është takuar me figura të opozitës siriane për të diskutuar zhvillimet e fundit në konfliktin sirian, transmeton Anadolu.

Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes, Fidan zhvilloi bisedime me presidentin e Koalicionit të Opozitës Siriane (SOC), Hadi Al Bahra, presidentin e Komisionit të Negociatave Siriane (SNC), Bader Jamous dhe me kreun e Qeverisë së Përkohshme Siriane (SIF), Abdurrahman Mustafa.

Gjatë takimit, Türkiye përsëriti mbështetjen e saj për përpjekjet që synojnë “dialog dhe negociata thelbësore dhe realiste” që do të hapin rrugën për një zgjidhje politike gjithëpërfshirëse brenda kornizës së Rezolutës 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Lufta civile siriane filloi në vitin 2011. Türkiye, e cila strehon mbi 3.6 milionë refugjatë sirianë, ka theksuar rëndësinë e përpjekjeve për paqen në vendin e saj fqinj.