Zelensky konfirmon se ushtarët ukrainas po luftojnë brenda Rusisë

Shpërndaje

Deri më tani Rusia nuk ka arritur të pengojë avancimin ukrainas.

Më shumë se 76.000 njerëz janë evakuuar nga rajoni Kursk dhe autoritetet kanë nisur të zbatojnë masa kundër terrorizmit në atë zonë, dhe rajone tjera kufitare.

Më 9 gusht, ushtria ukrainase ka thënë se ka goditur një bazë ajrore në rajonin jugor rus, Lipetsk, duke dëmtuar armatimin e ruajtur aty.

Kjo nënkupton që autoritetet në Kursk, Belgorod dhe Brajansk mund të kufizojnë lëvizjen e njerëzve dhe makinave, dhe mund të kryejnë përgjime telefonike.

Inkursioni ukrainas në Rusi, i nisur në martën, është kryer me gati 1.000 ushtarë, tanke dhe pajisje të armatosura, ka thënë Rusia.

Prej atëherë, ukrainasit është raportuar të ketë fituar kontrollin e disa fshatrave, dhe janë duke kërcënuar për të fituar edhe qytezën rajonale ruse, Sudzha. /REL/