Nis ndërtimi i rrugës Prizren – Tetovë

Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin Liburn Aliu dhe zëvendësministrat e MPHI-së, Hysen Durmishi dhe Jeton Raka, vizituan dje segmentin rrugor Struzhë – Kyçja në autoudhën “Ibrahim Rugova” ku kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë.

Kryeministri Kurti tha se ky projekt që lidh Prizrenin dhe Tetovën, këto dy qytete historike të dy shteteve fqinje, ka një rëndësi të veçantë si për qytetarët ashtu edhe për ekonominë.

Ndërsa ministri Aliu tha se ky projekt pëveç se përmirëson infrastrukturën rrugore në rajon ajo edhe krijon lidhje të shpejta e më të sigurta mes shqiptarëve këndej e andej kufirit.

“Ky projekt, me gjatësi totale prej 20.3 kilometrash dhe investim të paraparë prej 35 milionë euro, ka rëndësi të veçantë strategjike. Sot po fillojmë punimet në LOT 1 dhe LOT 3, me gjatësi secila prej 6.9 kilometrash dhe vlera përkatëse prej 7,999,999.00 euro për LOT 1 dhe 8,346,804.38 euro për LOT 3”, tha ministri i MPHI-së, Aliu.