Deputetët zviceranë refuzojnë të vendosin për bashkim më të lehtë familjar për shtetasit e vendeve të treta
Shumica e ngushtë e deputetëve vuri veton ndaj lehtësimit të propozuar të rregullave të bashkimit familjar, duke i cilësuar ato si “të paparashikueshme dhe të panevojshme”, veçanërisht për sa i përket rritjes së mundshme të emigracionit nga vendet e treta – i cili ka qenë subjekt i një sërë kufizimesh.
Komisioni gjithashtu theksoi se “pasojat e projektit në drejtim të imigrimit shtesë në Zvicër nuk mund të vlerësohen.
“Prandaj, miratimi i projektit pa ndonjë siguri në këtë pikë do të përbënte një hap në të panjohurën, gjë që nuk është politikisht e mbrojtur.”
Deputetët shpjeguan vendimin e tyre për të mos diskutuar më tej këtë çështje duke thënë se “nuk mund të përjashtohet që ky ndryshim në ligj mund të gjenerojë një fluks të paparashikueshëm të të ardhurve të rinj në Zvicër” – gjë që po ngjall shqetësime në disa qarqe se Zvicra është në rrugën e saj, për t’u bërë një vend me 10 milionë banorë për shkak të fluksit të të huajve në vitet e fundit.