Noteri përfitoi mbi 2 milionë denarë, përvetësoi pronën e 94-vjeçarit të vdekur
Sektori për shkatërrim të krimit serioz dhe të organizuar ka parashtruar kallëzim penal kundër S.T.(60) nga Resnja – Maqedoni e Veriut, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i autorizimit dhe pozitës zyrtare” dhe “keqpërdorim të dokumentit me përmbajtje të pavërtetë”.
Ai si notar, ka keqpërdorur autorizimin e një 94-vjeçari, për të përvetësuar pronën e tij dhe të njëjtën më pas e ka shitur, duke u pasuruar për mbi 2 milionë denarë.
Këtë, notari e ka dy muaj pasi ka vdekur 94-vjeçari.
“Gjatë vitit 2022 i denoncuari, avokat nga Resnja, me nënshkrimin dhe vilën e tij ka verifikuar dy marrëveshje për shitblerje të pasurisë së patundshme, të cilat i ka shfrytëzuar për solemnitet para noterit në Tetovë, kurse më pas ka nënshkruar edhe në grafën të shitësit, për çfarë ka shfrytëzuar autorizim me përmbajtje të pavërtetë nga personi 94-vjeçar, i cili ka vdekur para më shumë se dy muaj para verifikimit. Marrëveshjet e përgatitura dhe autorizimi janë shfrytëzuar duke potencuar të dhënat nga dokumente të udhëtimit, të lëshuara nga shteti i huaj në emër të të ndjerit. Gjithashtu, marrëveshja për shitblerje të pronës së paluajtshme nga 14.07.20022, i denoncuari i ka shfrytëzuar për solemnitet në noter dhe më pas ka dëshmuar të dhëna nga dokumenti i udhëtimit nga shteti i huaj dhe ka shfrytëzuar autorizimin e përmbajtje të pavërtetë, kurse i autorizuari ka qenë i vdekur.
Pronën e paluajtshme, në pronësi të trashëguesit të të ndjerit, i denoncuari e ka shitur te personi i tretë dhe ka arritur pasuri pronësorë në vlerë prej 2.273.965 denarë, të paguara në llogarinë e tij”, thuhet në njoftimin e MPB-s