MaqedoniTop Lajme

Ja kush dha leje për heqjen e shqipes nga tabelat në rrugën Shkup-Bllacë

Shpërndaje

Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore”, me drejtor Koce Trajanovski është institucioni që ka hequr fillimisht tabelat me gjhën shqipe në afërsi të vendkalimit kufitar Bllacë, ndërsa i ka zëvendësuar me të reja tregjuhëshe – maqedonisht, anglisht dhe frengjisht, por duke e hequr tërësisht gjuhën shqipe.

Gazeta KOHA merr vesh se fillimisht, për tabelat e reja pa gjuhën shqipe, leje ka dhënë Ministria e Punëve të Brendshme, meqenëse bëhet fjalë për vendkalim kufitar.

Megjithatë, ajo që më shumë ka shkaktuar reagime është heqja e tabela me mbishkrime edhe në gjuhën shqipe. Konkretisht, vite më parë, mbishkrimi në tabelat e Bllacës kanë qenë në maqedonisht, shqip dhe anglisht, por sot dy të tilla janë zëvendësuar me maqedonisht, anglishg dhe frengjisht.