Hoxhës nga Shqipëria i ndalohet hyrja në Maqedoninë e Veriut! Policia: Mund të paraqesë rrezik për sigurinë kombëtare

Shpërndaje

Hoxhës nga Shqipërija, Ahmed Kalaja i është ndaluar hyrja në Maqedoninë e Veriut. Lajmin e ka bërë të ditur vet hoxha në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë edhe dokumentacionin që i ka dorëzuar policia e Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare “Qafthanë”.

“Paraqet kërcënim për rendin publik, sigurinë kombëtare, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut”, thuhet mes tjerash në dokumentin që policia i ka dhënë Ahmedit.