MaqedoniTop Lajme

ASH-ja e Selës: Për një ditë, Komuna e Gostivarit ka paguar 5.000 euro për dreka dhe darka

Shpërndaje

Komuna e Gostivarit është shembulli më i mirë që demaskon mashtrimin e përfaqësuesve të koalicionit VLEN për gjoja qeverisje të mirë dhe transparente. Faqja zyrtare për shpenzimet e institucioneve shtetërore dhe lokale (Open Finance), shpalos shpenzime maramendëse që bëhen në komunën e udhëhequr nga Valbon Limani, trashëgimtar i Arben Taravarit, në kurriz të taksapaguesve nga Gostivari, ndërkohë që ata çdo ditë përballen me probleme dhe mungesa të kushteve elementare.
Për vetëm një ditë, Komuna e Gostivarit ka paguar rreth 5.000 euro për dreka dhe darka në restorane të ndryshme.
Derisa Limani dhe kabineti i tij bëjnë luks me dreka dhe darka, shkollat fillore dhe të mesme vazhdojnë të jenë të zhytura në borxhe. Kjo edhe një herë dëshmon se fajtor për borxhet e krijuara nuk janë Palestina dhe Ukraina, por pangopësia dhe luksi i udhëheqësisë së Komunës.
Shpenzimet e ndara nëpër restorane:
Ignatia 33.800 den
Sidney 59.700 den
Burimi 88.480 den
Pella 12.720 den
La teraca 26.700 den
Brioni 50.000 den
Daka 19.425 den
Total 290.745 den