RajoniTop Lajme

Kurti flet me ambasadorin finlandez për investimet e huaja në Kosovë

Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti në zyrën e tij ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Takimi dhe bashkëbisedimi i sotëm ndër të tjera u përqendrua rreth vizitës së ministres së Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen në Kosovë më 5 shtator.

Kryeministri u shpreh se ishte kënaqësi ta mirëpres ministren Valtonen në Prishtinë për të diskutuar rreth marrëdhënieve bilaterale, çështje me interes për të dy palët dhe për mënyrat e fushat në të cilat mund të thellohen edhe më tej bashkëpunimi e raportet, veçanërisht në fushën e tregtisë dhe mbrojtjes.

Si vazhdimësi e takimit të 5 shtatorit, kryeministri dhe ambasadori Nissinen folën për përgatitjen e nevojshme për realizimin e vizitës së një delegacioni të përfaqësuesve të bizneseve finlandeze për të hulumtuar mundësitë dhe avantazhet që vendi ofron për investitorë të huaj.

Kurti e falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e ngushtë në realizimin e suksesshëm të vizitës së ministres Valtonen dhe për mbështetjen e vazhdueshme dhe të rëndësishme të Finlandës ndaj Kosovës, si në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare ashtu edhe në zhvillimin e brendshëm institucional dhe shoqëror. /Klankosova.tv