Pendarovski e dha deklaratën solemne në Parlament

Shpërndaje

Me dhënien e deklaratës solemne para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski edhe zyrtarisht e ndërmori funksionin president i shtetit.

Me rastin e inaugurimit, në Kuvend të pranishëm janë presidenti i deritanishëm, Gjorge Ivanov dhe ish-shefi i shtetit Branko Cërvenkovski, bashkëshortja e ish-presidentit Boris Trajkovski, Vilma Trajkovska, ministrat në Qeveri, shefi i SHM-së së ARM-së, guvernatorja e Bankës Popullore, kryetarët e bashkësive fetare, përfaqësues të pushtetit gjyqësor, të ASHAM-it, si edhe mysafirët presidenti bullgar, Rumen Radev, presidenti shqiptar, Ilir Meta, presidenti kosovar, Hashim Thaçi dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviq, ministri grek i Punëve të Jashtme, Georgios Katrugallos, zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Maciej Lang, zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Faruk Kajmakçi dhe përfaqësuesi i lartë i kabinetit të presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor.

Inaugurimi mbahet në kuadër të seancës së 96-të kuvendore, ndërsa filloi me intonimin e himnit të Maqedonisë së Veriut.

Urim me rastin e inaugurimit të Pendarovskit sot dha edhe kryeministri Zoran Zaev.