Arabët investojnë në energjitikën e Shqipërisë, Rama zbulon dy projektet e mëdha: KESH-i do bashkohet me MAZDAR, nis ndërtimi i linjës…
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar dy projekte të mëdha në fushën e energjisë, gjatë takimit me ministrin e Industrisë dhe Teknologjisë të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sultan Ahmed Al Jaber.
Rama ka zbuluar planin, mesa duket për transformimin e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare dhe bashkimin e saj me MASDAR, një kompani shtetërore me bazë në Abu Dhabi e themeluar nga Al Jaber.
Kryeministri Edi Rama thotë gjithashtu se do të nisë ndërtimi i linjës nënujore të transmetimit të energjisë me Italinë.
“New York – Me mikun e çmuar Sultan Ahmed Al Jaber, Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, për dy projektet e mëdha të energjisë që po finalizojmë bashkarisht, krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit energjitik KESH&MAZDAR, e cila do të ketë një portofol të ri ambicioz investimesh në Shqipëri e në rajon dhe së dyti, ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të energjisë me Italinë, në një bashkëpunim tripalësh Shqipëri-EBA-Itali”, njofton Rama.