Ministrja Haxhiu mblodhi grupin ndërministror kundër dhunës në familje

Shpërndaje

Në këtë mbledhje të jashtëzakonshme të grupit ndërministror, ministrja Haxhiu ka shprehur shqetësimin për faktin që shoqëria e Kosovës po kalon në një situatë tejet bregosëse të rasteve të shumta të dhunës ndaj grave deri në vrasjen e tyre.

Ministrja Haxhiu tha se pavarësisht përspektivave tjera shoqërore e kulturore, një pjesë të përgjegjësisë kanë institucionet të cilat me një ritëm të ngadaltë po kryejnë obligimet e tyre në angazhim të zbatimit të strategjisë së parandalimit dhe luftimit të dhunës me bazë gjinore, dhe se veprime konkrete kërkohen nga të gjitha institucionet pa dallim.

Shqetësim për vrasjen e grave kanë shprehur edhe përfaqësuesit e institucioneve tjera të cilat diskutuan edhe për sfidat e evdientuara në zbatim të zotimeve të plota në këtë drejtim.