Rajoni

Albulena Haxhiu: Sondazhi i fundit e vë Vetëvendosjen me mbi 49% të votave – pa mërgatën

Shpërndaje

Në sondazhin e fundit nga UBO Consulting, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me mbi 49 për qind të mbështetjes qytetare.

Kështu së paku ka thënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova.

Ajo tha se ky rezultat është pa diasporën.

“Kur je t’u punu mirë, nuk ka se si të mungojë mbështetja. Mund të tregoj, nuk e di a ka dalë publikisht, se sondazhi i fundit nga UBO Consulting ka dalë 49 pikë diçka, pa mërgatën. I ka rreth 10 ditë, nuk e di a ka dalë publikisht, por unë e kam pa. Tash VV e di që do të ketë mbështetje maksimale nga qytetarët e nga mërgata”, tha Haxhiu.