Kurti: Historia jonë u njoh nga shtete aleate të fuqishme si ShBA’ja, Britania, Gjermania, Franca e Italia
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se strukturat paralele brenda Kosovës e kanë humbur betejën. Këtë Kurti e tha para studentëve në Shtetet e Bashkaura të Amerikës, i cili është referuar në gjuhën shqipe.
Në fjalimin e tij, ai ka thënë se kështu i vie më lehtë si një person që e flet gjuhën shqipe.
Ndër tjera, ai ka folur edhe për perspektivat e tij për Kosovën si pjesë e opozitës dhe tani si drejtues Qeverisë së vendit.
“Unë kam dy këndvështrime për Kosovën. Unë i referohem emrit të vendit në gjuhën shqipe, pasi që besoj se është më autentike për mua si folës i gjuhës shqipe”.
Kurti ka treguar për përparimin e Kosovës gjatë 25 vjetëve të fundit.
Ai është pyetur për Bashkimin Evropian dhe çështjen që pesë shtete të bllokut ende nuk e njohin Kosovën. Kurti tha pret që vitin e ardhshëm të bëhet hapi drejt marrjes së statusit të shtetit kandidat.
“Presim vitin e ardhshëm që Komisioni Evropian t’ia dorëzojë Kosovës mijëra pyetje së bashku me statusin e shtetit kandidat. Në një anë e patëm liberalizimin e vizave pa këto mosnjohje. Spanja njohu pasaportat e Kosovës, e me pasaportën e Kosovës shkon në Madrid. Nuk ishte kështu para 1 janari të këtij viti. Po ashtu kemi MSA-në që është marrëveshje kontraktuale që kemi me BE-në. Por, për t’iu bashkuar BE-së ne duhet të na njohin ato pesë shtete mosnjohëse, sa më shpejt më mirë. Punojmë në forume multilaterale por edhe në takime biletarale. Atmosfera drejt njohjes është më e mirë. Ka hapa të vogël konkretë. Nuk jemi ende te ajo pika kur ato do t’i bashkohen shumicës”, tha Kurti.