RajoniTop Lajme

Komandanti i KFOR-it diskuton për Kosovën me krerët ushtarakë të Shqipërisë

Shpërndaje

Komandanti i misionit të KFOR-it, Ozkan Ulutash, është takuar të hënën me ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Pirro Vengu dhe shefin e ushtrisë shqiptare, Arben Kinji.

Sipas njoftimit për media, në takim u diskutua mbi situatën e sigurisë në Kosovë.

KFOR-i ka njoftuar se në takim u diskutua edhe stabiliteti rajonal dhe roli i KFOR-it, derisa gjeneralmajori Utulash përmendi edhe “kontributet e vjetra dhe të vlefshme të Shqipërisë në aktivitetet e KFOR-it”.

“Takimet ishin pjesë e ndërveprimeve të rregullta të gjeneralmajorit Utulash me homologët e tij kryesorë në Kosovë dhe në mbarë rajonin, teksa ai është në përfundim të mandatit të tij, KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij”, thuhet në komunikatë./21Media