Ministrja suedeze sulmohet me perime gjatë debatit mbi Izraelin
Ministrja e Jashtme e Suedisë, Maria Malmer Stenergard, u sulmua me domate e qepë të kuqe gjatë debatit në Kuvend mbi votën e Suedisë për referendumin e OKB-së për luftën në Izrael.
“Politico” ka raportuar të enjten se aktivistë pro-palestinezë nisën të bërtisnin dhe të hidhnin perime në drejtim të ministres kur ajo përfundoi fjalimin mbi situatën në Lindje të Mesme.
Ministrja u ngrit nga karrigia dhe u nis të dilte nga salla, derisa tre persona janë arrestuar për këtë incident.
“Duhet të jeni në gjendje të merrni pjesë në diskutimin e një debati pa hedhur gjëra. Sidomos në sallën e Riksdag, që është dhoma e përfaqësuesve”, ka deklaruar më pas shefja e diplomacisë suedeze.
Kryeministri Ulf Kristersson ka kërkuar masa më të rrepta sigurie pas incidentit dhe kërkoi hetim se si janë futur perimet aty.
https://tv.aftonbladet.se/video/375107/malmer-stenergard-attackerad-i-riksdagen