Maqedoni

Vdekja e tre personave sot në aksident, Taravari shprehë ngushëllime, ishin mjekë…

Shpërndaje

Tre persona nga Prilepi kanë vdekur dhe një është lënduar në aksidentin e rëndë trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm para orës 08:00 në rrugën Prilep – Manastir në dalje nga qyteti, afër fshatit Lagovë.

Postimi nga Taravari:

Me pikëllim morëm lajmin mëngjesin e sotëm për humbjen e tre mjekëve tanë, të cilët humbën jetën sot në një aksident automobilistik në Prilep.

Prim. Dr. radiolog Aleksandar Risteski, spec. gjinekolog Dr. Nikolla Vasilevski dhe teknologe e radiologjisë Fançe Jovanoska, humbën jetë duke shkuar të kryejnë misionin e tyre fisnik, siç është puna e mjekut.

Ngushëllimet më të siqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tyre.