Zëdhënsi i VV-së njofton se nis ndërtimi i mbi 200 shtëpive në veri
Të premten, siç njoftoi zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka nisur ndërtimi i mbi 200 shtëpive në veri të Kosovës.
Teksa gjatë ditës siç raportojnë mediat lokale në veri, në pjesën veriore të Mitrovicës ka qëndruar Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe bamirësi Halil Kastrati, të cilët në gusht të këtij viti kanë nënshkruar një marrëveshje me bamirësin Halil Kastratin për bashkëfinancimin e ndërtimit të mbi 200 shtëpive.
Qeveria njofton se me ndihmën e Halil Kastratit do t’i ndërtojnë mbi 200 shtëpi në veri
“Sot ka nisur ndërtimi i mbi 200 shtëpive në veri të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.