Përmbytet Vlora, ja çfarë ndodh kur një qytet betonizohet pa kriter!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me përmbytjet nga reshjet e shiut në qytetin e Vlorës, duke bërë përgjegjës qeverinë pasi ka dhënë tendera pa asnjë studim por vetëm kanë hedhur beton.
Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga kryedemokrati, dallohet se si është bllokuar nga uji një pjesë e lungomares, ku makinat kanë ndaluar pasi rruga është e pakalueshme, si dhe në një tjetër lagje uji vërshon furishëm duke marrë me vete edhe koshat e plehrave.
‘Lungomare e Betonit në Vlorë!! Punime pa asnjë studim, thjesht i japin tenderat bandave dhe më pas është ky rezultati’, shkruan Berisha në Facebook.