SHBA vendos frenat ndaj Netanyahut/ A mund të sjellë diplomacia amerikane një armëpushim në Lindjen e Mesme?

Shpërndaje

Joe Biden duket se ka gjetur “raportin e artë” me Izraelin dhe për herë të parë duket se ai do të jetë në gjendje të kufizojë përgjigjen e Tel Avivit ndaj sulmit të fundit nga Teherani në një kontekst specifik përpara se situata të përshkallëzohet. Shtetet e Bashkuara sigurisht që do të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në mënyrën se si do të zhvillohen gjërat në krizën e ndezur në Lindjen e Mesme.

Korniza që Joe Biden po përpiqet të propozojë duket se ka në thelb arsyen dhe jo ekstremet. Presidenti amerikan në 48 orët e fundit u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, gjithmonë shkurt, për atë që do të ndodhë në Lindjen e Mesme. Në të dyja rastet përgjigjet e Biden-it e kanë bërë të qartë nga njëra anë se armët bërthamore të Teheranit nuk janë objektiv dhe nga ana tjetër se infrastruktura e naftës në Iran nuk përjashtohet.

SHBA-të duket se kanë arritur këtë herë, megjithë tensionin dhe betejat e ndezura brenda Libanit, të gjejnë derën e pasme që do të përkulë intransigjencëne Netanyahut dhe tashmë ka vendosur kuadrin për përgjigjen e përbashkët ndaj Iranit. Deri pak orë më parë mbeti e paqartë dhe e pasigurt se çfarë do të zgjidhte për të goditur Izraelin. Sot duket se ka një kornizë në parim, diçka që mund të mos zgjidhë lidhjen gordiane të krizës, por të dhënat sjellin mundësinë e një lufte të gjithanshme një hap dhe jo më shumë larg.