Aksidenti tragjik afër Badocit, Kurti: Lus qytetarët t’i respektojnë rregullat e komunikacionit

Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar lidhur me aksidentin me fatalitet që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, te Liqeni i Badocit, ku si pasojë mbetën të vdekur tre të rinj.

Kurti u ka shprehur ngushëllime familjeve duke thënë se ndanë dhimbjen dhe pikëllimin me ta.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit.

Postimi i tij:

Vdekje tragjike e tre të rinjve mbrëmë rreth mesnatës. Ngushëllime të sinqerta familjeve, shokëve dhe shoqeve të tyre. Në këtë kohë të rëndë ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin me ta.

I lus qytetarët që të kenë kujdes e t’i respektojnë rregullat e komunikacionit si dhe të dekurajojnë të gjithë ata që praktikojnë tejkalimin e shpejtësisë së lejuar apo afirmojnë vozitjen tepër të shpejtë.