RajoniTop Lajme

Osmani publikon fotografi me Begajn dhe përfaqësues shqiptarë në Mal të Zi

Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani ka shkuar sot në Mal të Zi për të marrë pjesë në takimin vjetor të krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Bërdo Brione.

Derisa po qëndron atje Osmani e ka publikuar një fotografi bashkë me homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Bega, dhe me shqiptarë të Malit të Zi.

“Me Presidentin Begaj dhe përfaqësues shqiptarë në Mal të Zi”, ka thënë Osmani.

Osmani do të pritet nga nikoqiri i takimit, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatovic, si dhe nga Presidentët e dy shteteve bashkëthemeluese të Procesit Bërdo Brione, Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic dhe Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar. Në sesionin e përbashkët me liderë të rajonit, Presidentja Osmani do të mbajë fjalim, gjersa do të realizojë takime edhe me krerët e disa shteteve pjesëmarrëse.

Takimi vjetor i liderëve do të fokusohet në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe rëndësinë e anëtarësimit të rajonit në BE. Në sesionin kryesor të liderëve, Presidentja Osmani do të flasë për përkushtimin e Kosovës për integrim të plotë në institucionet euroatlantike, për paqe dhe siguri të qëndrueshme, si dhe për bashkëpunim rajonal.