Kronikë e zezëMaqedoni

Nënë e bijë u gjetën të vdekura në shtëpinë e tyre në Sllatinë të Tetovës (Detaje)

Shpërndaje

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Tetovës, ku janë gjetur të vdekur në rrethana misterioze një nënë 38-vjeçare dhe vajza e saj 4-vjeçare në shtëpinë e tyre. Ndërkohë, kreu i familjes dhe djali janë në gjendje të rëndë në Spitalin e Tetovës.

Trupat e pajetë të nënës dhe vajzës janë pranuar për obduksion.

Në vendngjarje ka dalë policia dhe prokurori publik.

Detaje nga vdekja e nënës dhe të bijës në Tetovë

Sot (8 -tetor) rreth orës 14:00 në SPB Tetovë T.J. nga Tearca në cilësinë e mjekut ka raportuar se është thirrur për intervenim në fshatin Sllatinë nga M.Z. nga Sllatina e Tetovës, e cila në shtëpinë e tyre familjare ka gjetur pa shenja jete vajzën e saj K.Sh (36) dhe mbesën e saj të mitur, ku është konstatuar vdekja.

Menjëherë pas raportimit është vepruar dhe është siguruar vendi ku ekipi nga SPB Tetovë në bashkëpunim me prokurorin publik kanë kryer inspektimin dhe me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë të ndjerëve janë dorëzuar për obduksion, ndërsa bashkëshorti i saj R.Sh. (50) së bashku me djalin e tij të mitur, do të transferohen për ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës, e më pas personi R.Sh. do të ndalohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.