Maqedoni

Bekteshi për REL: Shfuqizimi i “balancuesit” mund të shkaktojë tensione!

Shpërndaje

“GJYKATËSIT KUSHTETUES DUHET TË KENË KUJDES KUR MIRATOJNË VENDIME TË NDJESHME”

BDI-ja pret rritjen e tensioneve pas shfuqizimit të “balancuesit”. Ish-Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në intervistën për Radion Evropa e Lirë thotë se ende janë duke vazhduar bisedimet për nisjen e protestave tashmë të paralajmëruara. Sipas tij, Ligjin për përfaqësim të drejtë do ta mbështesin vetëm nëse garanton të drejtat e të gjithë bashkësive.

BDI-ja për momentin mban takime në të gjitha degët dhe tashmë është hapur debati për veprimin partiak sipas ideve dhe propozimeve që vijnë nga baza e BDI-së – thotë për Radio Evropa e Lirë, ish-Ministri I Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Por, cili do të ishte ai momenti që do të mbushte kupën?

“Mendoj se kjo qeveri bën aq skandale kurse qytetarët duhet të protestojnë për cdo ditë. Jo vetëm të BDI-së, gjithë qytetarët, kanë harxhime më të mëdha jetësore. Asgjë nuk funksionon. Mendoj se veprimet e Mickoskit dhe të VLEN-it çojnë drejt destabilizimit dhe ata vet duan destabilizmin. BDI-ja, Ahmeti dhe Kryesia partiake qartë e thamë se vendit nuk I duhet destabilizimi, por bisedime dhe dialog ku të gjithë do të jenë të barabartë në këtë shtet” – tha Bekteshi.