RajoniTop Lajme

Hapja e grupit të parë të kapitujve për integrimin në BE, Vjosa Osmani: Moment historik

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitullit të parë të negociatave për anëtarësim në BE.

Osmani ka thënë se Shqipëria, Kosova dhe vendet tjera demokratike në rajon duhet të vazhdojnë avancimin në rrugën drejt BE-së.

“Urime Shqipërisë për arritjen e një momenti historik të madh në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE! Hapja e kapitujve të anëtarësimit në BE e sjell Shqipërinë një hap më pranë një të ardhmeje më të ndritshme dhe më të begatë për të gjithë qytetarët e saj”, ka shkruar Osmani.