Të enjten regjim i veçantë trafiku në Shkup
Për shkak të vizitës zyrtare të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të enjten në Shkup do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit, njoftoi MPB.
“SPB Shkup njofton qytetarët e Shkupit se me datë 24.10.2024 (e enjte) për shkak të vizitës zyrtare të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në autostradat e zonës më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit. SPB Shkup apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e dhëna nga zyrtarët policorë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.