Momenti kur raketa izraelite godet një ndërtesë në Bejrut
Edhe sot kanë vazhduar me sulmet e tyre forcat izraelite në drejtim të shtetit të Libanit.
Një kalimtar i rastësishëm ka kapur momentin kur një raketë goditi një ndërtesë në Bejrut.
Ndërtesa në kryeqytetin libanez u shemb për toke brenda disa sekondave, shkruan skynews.
Sulmi erdhi 40 minuta pasi një zëdhënës i Forcat Mbrojtëse të Izraelit lëshoi një paralajmërim se në dy ndërtesa dyshohet se strehonin “objektet e Hezbollahut” ishin shënjestruar në periferinë jugore të Ghobeiry.
Forcat Ajrore goditën pikërisht në momentin kur po fillonte konferenca për shtyp e Mohammad Afifit, kreu i zyrës së shtypit të Hezbollahut.
Ndryshe, nuk raportohet për viktima të menjëhershme pas sulmit të fundit izraelit.
The Israeli Air Force struck a southern suburb of Beirut just as a press conference by Mohammad Afif, head of Hezbollah's press office, was about to begin.
The airstrike reportedly targeted a building in the vicinity of Lebanon's General Security Directorate. pic.twitter.com/zHbN0a5Om0
— NEXTA (@nexta_tv) October 22, 2024