Tërmet i fortë në Shqipëri
Lëkundje të forta tërmeti janë ndier në qytetin e Fierit dhe zonat përreth. Tërmeti ka qenë i magnitudës 4.0 i shkallës Rihter, rreth 14 kilometra nga qyteti i Fierit dhe në një thellësi prej 5 kilometrash. Lëkundjet janë regjistruar në orën 19:33, me epiqendër në fshatin Çifçi të Fierit
Tërmeti është ndier edhe në qytetin e Beratit, Lushnje, Vlorë dhe zonat e tjera përreth.
https://www.emsc-csem.org/Earthquake_information/earthquake.php?id=1722484